Një grua është vrarë në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, ndërsa është plagosur edhe një person.
Policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në këtë qendër në orën 14:40 dhe i është përgjigjur rastit.
I dyshuari është arratisur fillimisht, por në më pak se një orë Policia ka arritur ta arrestojë.
“Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femër ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes,
kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull,
i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Policia për KOHËN
Ekipet e hetuesve dhe krimteknikët janë në vendin e ngjarjes.
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka thënë se ish-bashkëshorti është i dyshuar kryesor.
Ndërkaq, burime kanë thënë i plagosuri është vëllai i viktimës.