Home Shëndeti Trëndafili i egër ‘thesar’ i natyrës që kuron shumë sëmundje, ‘bombë me...

Trëndafili i egër ‘thesar’ i natyrës që kuron shumë sëmundje, ‘bombë me vitaminë C’ / Ylli Merja tregon ‘sekretin’ se si ta perdorni…

16
0

Trëndafili i egër është një bimë, që rritet në shkurre dhe vlerat e tij në kurimin e sëmundjeve janë të pallogaritshme.

Trëndafili i egër ‘thesar’ i natyrës që kuron shumë sëmundje, 'bombë me vitaminë C’ / Ylli Merja tregon 'sekretin' se si ta perdorni...

Në mjekësinë popullore pjesët që ndihmojnë në lehtësimin e sëmundjeve janë gjethet dhe frutet, që përftohen pas tharjes së luleve.

Trëndafili i egër është një ndër bimët medicinale më të çmuara për nga vlerat e forta shëndetësore dhe Shqipëria është një nga vendet e bekuara me këtë super bimë, të pasur me vitamina, sidomos vitaminë C, acide yndyrore, antioksidantë e shumë elementë të tjerë të rëndësishëm.

Në “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja, tregon sesi duhet të përdorimin trëndafilin e egër në dozën e duhur në trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore si artriti, ekzema, hemorroidet, forcimin imunitar, reumatizëm, dermatologji, çrregullime në tretje e jashtëqitje e shumë të tjerë.

“Trëndafili i egër ka një potencial të madh vlerash, vetitë e tij antiinflamatore, antitumoriale, antioksidante, antidepresive dhe neuroprotektive dhe përbërësit kimikë të frutit si karotenoidet, triterpenet, flavonoidet, taninet, vitaminat, acidet yndyrore dhe minerale si kalcium, hekur, magnez, fosfor, potas e zink, bëjnë që trëndafili i egër të zërë një vend nderi në trajtimin e një sërë problematikash shëndetësore” thekson Ylli Merja në fillim të bisedës, duke vijuar “Vitamina C që përmban trëndafili i egër është në një dozë shumë të lartë, në 100 gr frut gjenden 450-1000 mg. Farat e trëndafilit të egër rregullojnë mikrobiomën e zorrëve, rrisin prodhimin e lëndëve ushqyese, përmirësojnë funksionin e mëlçisë, pastrojnë rrugët biliare, pastrojnë enët e qarkullimit të gjakut si dhe qetësojnë dhimbjet e kyçeve, ankthin dhe depresionin”.

Është shumë e rëndësishme përzgjedhja në treg e trëndafilit të egër, e cila gjendet kryesisht në kokrra, boçet e thara të trëndafilit.

“Zgjdhni ngjyrën e kuqe në vishnje, jo ngjyrën e errët në të zezë, pasi kjo tregon se ky trëndafil i egër mund të ketë mbi 2 vite i paketuar. Sa më e errët të jetë ngjyra, aq më shumë kanë humbur vlerat, sidomos oksidimi i vitaminës C, prandaj kujdes në përzgjedhjen e tij” këshillon specialisti i bimëve mjekësore Merja.

Një tjetër ‘sekret’ është koha e zierjes të trëndafilit të egër, e cila ashtu si në çdo çaj tjetër me bimë mjekësore, nuk duhet të kalojë më shumë se 2 minuta nga momenti i vlimit. Specialisti Ylli Merja tregon dhe disa receta përdorimi të trëndafilit të egër në trajtimin e disa problematikave shëndetësore.

– Trajtimet në dermatologji: Në 0.5 litër ujë që vlon shtoni një lugë gjethe petale trëndafili të egër dhe një dorë gjethe trëndafili të egër. Lërini të ziejë 2 minuta. Me çajin lagni lëkurën e fytyrës, skalpin e kokës (10-12 orë). Kjo i jep rifreskim lëkurës, zvogëlon rrudhat dhe ushqen me vitaminë C, A, E
– Trajtimet për mishin e dhëmbëve dhe forcimin e smaltit: Në 0.5 litër ujë që vlon shtoni një lugë gjelle trëndafil kokërr, një lugë rrënjë shpatore dhe 6-7 gjethe sherebel. Kulloni çajin pasi ftohet dhe me të shpalni gojën 2 herë në ditë para buke. Pini 2 x 150 ml çaji në ditë pas buke
– Për të rregulluar mikrobiomën e zorrëve: Në mëngjesin që konsumoni mund të shtoni për fëmijët 1 lugë kafe fara trëndafili të egër, ndërsa për të rriturit deri 1 lugë çaji fara të bluara
– Për qetësim dhimbjesh dhe frenim infeksionesh: Në 250 ml ujë që vlon shtoni 3 fije lulebasani ose një dorë lule bliri dhe 10-12 kokrra trëndafili të egër. Pihet 1-2 gota në ditë
– Për ekzemat në lëkurë ose hemorroidet: Në 1 litër ujë zieni 2-3 maja lastari nga trëndafili i egër, një dorë gjethe trëndafili, një dorë angjinare, një dorë shelg dhe një dorë tambëlgjaku. Kullojeni çajin pasi ftohet. Shpëlani vatrat e infektuara të lëkurës me 1-2 gota çaji. Hidhni në çdo gotë çaji nga 1 lugë kafe sodë buke
– Për të gjitha rastet e tjera trëndafili i egër përdoret kështu: Në 100 ml ujë që vlon shtojmë 5-7 kokrra trëndafili. I lëmë të ziejnë 2 minuta. I lëmë kokrrat të ftohen në çaj. Çaji ju jepet fëmijëve 1-2 gota në ditë, plotëson dozën ditore të femijës me vitaminë C 15-18 mg. / Në 200-250 ml ujë që vlon shtojmë 10-14 kokrra trëndafili të egër. Pihen 1-2 gota në ditë të cilat plotësojnë nevojën ditore 70-80 mg në ditë për femra dhe 90-10 mg për meshkuj.
Përdorimi i trëndafilit të egër si çaj sjell mjaft benefite shëndetësore së brendshmi dhe së jashtmi, madje sipas Merjas, nëse një njeri do të kunsumojë 2-3 muaj në vit, jo rregullisht, por me ndërprerje trëndafilin e egër, ai ul rrezikshmërinë e insulteve cerebrale, pasi është një pastrues shumë i mirë i venave dhe arterieve.

 

SHËNIM : Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here