Klement Islamaj i akuzuar si autor për vrasjen e babait Hysen Islamaj, i cili i vrau nënën, do të marrë pjesë në varrimin e prindërve.
Burime për media raportojnë se nën shoqërinë e policisë, Klement Islamaj do të marrë pjesë në ceremoninë mortore,
për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait dhe nënës. Ceremonia mortore zhvillohet në orën 11.00 në fshatin Shalës.
Sakaq, bëhet me dije se pozitat e 40-vjeçarit para ligjit janë të lehtësuara, pasi faktet tregojnë se Klement Islamaj nuk ka dashur ta vrasë babain, por ngjarja ka qenë aksidentale.
Në dëshminë e dhënë para uniformave blu ai është shprehur se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se nuk kishte ndërmend ta vriste babain e tij.
Ai është shprehur se babai ishte i dhunshëm me nënën dhe se një ditë para se ta vriste me sëpatë e kishte dhunuar. 40-vjeçari ka treguar se ishte në kafe dhe kur ka shkuar në shtëpi, ka gjetur nënën e vrarë në mes të shtëpisë.
“Vetë jam prind i dy fëmijlve dhe jam i divorcuar. Babai edhe një ditë më parë e ka dhunuar nënën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Isha tek lokali i fshatit po pija kafe me disa shokë. Nga shtëpia u dëgjua zhurmë dhe më thanë bashkëfshatarët të çohesha të shihja çfarë kishte ndodhur.
Kur shkova gjeta nënën të vrarë në mes të shtëpisë. Babanë e shtyva që ta largoja nga vetja, por ai u pengua dhe ra. Nuk kisha qëllim ta vrisja”, është shprehur në çdo moment mes lotësh para grupit hetimor 40-vjeçari Klementin Islamaj.
Hysen Islamaj, gjatë një debati me bashkëshorten Shano Islamaj, ka marrë sëpatën dhe e ka qëlluar disa herë këtë të fundit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në shtëpi ndodheshin dy të moshuarit dhe mbesa, vajza e Klementit, sepse ky i fundit kishte dalë në një nga lokalet e fshatit për të pirë kafen e mëngjesit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm.
Menjëherë, vajza e 40 vjeçarit ka marrë celularin dhe ka telefonuar të atin, duke i kërkuar të shkonte në shtëpi sepse gjyshi kishte vrarë gjyshen. I tronditur nga telefonata dhe ajo se çfarë i tha e bija, Klement Islamaj ka shkuar me vrull në shtëpinë e tij në fshatin Shalës të Konispolit dhe aty ka parë nënë e pajetë.
Ai ka nisur të debatojë me babain, shtetasin Hysen Islamaj dhe në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë atë nga shkallët e ballkonit. Bëhet fjalë për katër ose pesë shkallë, dhe për pasojë 69 vjeçari ka ndërruar jetë.