Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në fshatin Vreshtaj të Elbasanit mëngjesin e sotëm (6 prill) rreth orës 09:00.
Sipas policisë, në trupin e 50-vjeçarit me iniciale Y. D.,
nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë
dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.
Grupit hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.