Nje aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Marche, Itali.
Një makinë fuoristradë ka goditur një çiklisti, teksa po kalonte rrugën, duke e hedhur në tokë.
Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 12.
Në momentin e aksidentit po binte një shi i dendur. Shërbimet e urgjencës u lajmëruan menjëherë.
Një ambulancë e 118 mbërriti në vendngjarje, por fatkeqësisht për të moshuarin, me kombësi shqiptare, nuk kishte asgjë për të bërë.
Burri ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Në vendngjarje shkoi dhe Policia Rrugore për të kryer hetimet.