Home Të Fundit TRONDITESE NE LEZHE! Aksidentohet furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë, nderron jete shoferi...

TRONDITESE NE LEZHE! Aksidentohet furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë, nderron jete shoferi 50 vjecar

150

 

Furgoni i Ministrisë së Shëndetësi është aksidentuar paraditen e kësaj të premte në aksin rrugor Lezhë-Milot.

 

TRONDITESE NE LEZHE! Aksidentohet furgoni i Ministrisë së Shëndetësisë, nderron jete shoferi 50 vjecar

Sipas informacioneve paraprake mësohet se shoferi, rreth 50-vjeç, teksa drejtonte mjetin dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe fatkeqësisht 50-vjeçari ka humbur jetën.

 

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se personat e tjerë të cilët ndodheshin në mjet ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

“Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

 

Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë.