Home Të Fundit U munduan me shpirt ta MUNDNIN, por NUK JA DOLEN DOT! BBV...

U munduan me shpirt ta MUNDNIN, por NUK JA DOLEN DOT! BBV i Ledionit, edicioni më i ‘DESHTUAR’? SHIFRAT E FAKTOJNE KETE

77

Big-un e Arbanës nuk arritën ta kalonin, edhe duke bërë lëmsh shtëpinë, edhe duke krijuar lloj-lloj situatash.

 

U munduan me shpirt ta MUNDNIN, por NUK JA DOLEN DOT! BBV i Ledionit, edicioni më i 'DESHTUAR'? SHIFRAT E FAKTOJNE KETE

Nëse në rrjet Big Brother VIP komentohet si një nga show-t më të dështuar për shkak të skenarëve, kjo faktohet edhe me shifra.

Shifrat e Prime arrinin mbi 200 mijë çdo mbrëmje, një shifër kjo që ishte konstante, edhe kur ishte publicitet 20 minutësh. Edhe pasi u mbyll live i djeshëm i finales, ikën 50 mijë veta dhe 140 mijë veta rrinin duke pare banerin “Publicitet”.

Por, ndoshta kjo mund të duket edhe e diskutueshme, për aq kohë sa ndjekësit live nuk faktohen dot.

Ajo që faktohet është… shifra në You Tube. I vetmi episod i këtij Big Brother që ka shifrën më të lartë është ai i natës së parë, me vetëm 880 mijë shikues – dhe ky renditet në vendin e 32-të në historinë e videove të publikuara nga Big Brother.

U munduan me shpirt ta MUNDNIN, por NUK JA DOLEN DOT! BBV i Ledionit, edicioni më i 'DESHTUAR'? SHIFRAT E FAKTOJNE KETE

Videot më të shikuara të edicionit VIP të Big Brother i përkasin atij të vitit të kaluar dhe kështu vërtetohet mjaft lehtë se nuk është aspak e vërtetë se ky Big Brother VIP ishte edhe më i shikuar se ai i vitit të kaluar.

 

U munduan me shpirt ta MUNDNIN, por NUK JA DOLEN DOT! BBV i Ledionit, edicioni më i 'DESHTUAR'? SHIFRAT E FAKTOJNE KETE

Gjithsesi mbetet për t’u pare nëse shifrat do të rriten me kalimin e kohës, por dyshojmë në fakt se kush do të ketë interes për të parë Big Brother-in më toksik dhe negativ të viteve të fundit, me gazrat e Julit, lotet e Romeos, hyrje-daljet dhe brekët e Eglës, falsicitetin e Heidit apo Meritonin.