Bora Zemani, moderatorja e “Cherry on Top”,
Në hyrje të emisionit, teksa lexon disa nga komentet që ndjekësit e saj kanë bërë për nisjen e këtij emisioni të ri në Top Channel, thotë se do “nuk është akoma shtatzënë”
“Një qershi e kuqe, mos s’mbaj duart te barku se na fiksove tani”, ishte komenti, ndërsa ajo i përgjigjet: “Dua të them që kam rreth dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark, sepse në momentin që prek barkun me duar ‘jam menjëherë shtatzënë’.”
“Nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do jem shtatzënë do e tregoj sepse një lumturi kaq e madhe nuk mbahet vetëm për vete”, shprehet ajo.
Bora, e cila ka edhe një djalë, Arborin, është në një lidhje romantike me Donald Veshajn.