Big Brother VIP Kosova do të fillojë së shpejti,
por duket se ndjekësve nuk u pritet.
Ditët e fundit qarkulluan fjalë se do të niste të shtunën, edhe pse nuk kishte asnjë njoftim zyrtar.
Mbrëmjen e së shtunës, Alaudin Hamiti bëri një reagim në rrjetet sociale duke thënë se ka marrë shumë mesazhe dhe ka sqaruar situatën në fjalë.
“Fillon në një datë që ende s’e kemi caktuar dhe ‘prime’-t janë çdo të hënë e të premte.“
Alaudini tashmë është konfirmuar si moderatori që do të vijojë të prezantojë BBVK.