Home Të Fundit Vajza vajti për vizitë tek prindërit, i ati e qëIIoi e më...

Vajza vajti për vizitë tek prindërit, i ati e qëIIoi e më pas vr*u veten… Zbardhen detaje nga ngjarja që tronditi Lushnjen

196

Zbardhen detaje të reja nga krimi brenda familjes që ndodhi ditën e diel në Lushnje.

 

Vajza vajti për vizitë tek prindërit, i ati e qëIIoi e më pas vr*u veten... Zbardhen detaje nga ngjarja që tronditi Lushnjen
82-vjeçari Behar Musaku pas një debati të çastit ka qëlluar me armë gjahu çifte Rudinën, vajzën e tij 40-vjeçare.

 

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 82-vjeçarit ku ai jetonte me bashkëshorten dhe vajza kishte ardhur për vizitë në fundjavë tek prindërit.

 

82-vjeçari pasi ka qëlluar mbi vajzën, më pas ka qëlluar edhe veten duke gjetur vdekjen në vend. Aktin ai e ka kryer pas një grindjeje të çastit.

 

Rudina është në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin intensiv të mjekeve.

 

Vajza ishte e divorcuar prej tre vitesh dhe jetonte e punonte në Tiranë, ndërsa dy fëmijët e saj i mbante ish-bashkëshorti.

 

Në momentin e kryerjes së aktit, Behar Musaku ka qenë vetëm me vajzën në banesë.

Jnë nga pistat e hetimit është se 40-vjeçarja kishte vendosur të kishte një lidhje të re dhe nuk babai nuk ishte dakord, prandaj mund të ketë nisur dhe konflikti.