Izolimi i Eglës vazhdon ende të përflitet nëpër rrjetet sociale e kjo për faktin se mbrëmjen e djeshme u injorua fakti që Egla ishte fotografuar jashtë BBV duke ecur rrugëve të Tiranës.
Moderatori Ledion Liço u shpreh se Egla ka qëndruar e izoluar 48 orët e fundit,
duke treguar edhe pamjet nga izolimi i saj, ama pamjet që qarkulluan në rrjet nuk u përmendën.
Për këtë ka reaguar dhe vëllai i Jul Dedës, Mario Deda,
me anë të një story në ‘Instagram’ ku shkruan se 48-orëshi i Eglës në dhomën e bardhë është mashtrim, teksa publikon një foto tjetër të Eglës duke hipur në një makinë.