E ftuar në “7pa5”, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, astrologe Meri Gjini tha se çështje që i përkasin lekut është shqetësimi i dytë, pas shëndetit të fëmijëve për këtë javë që ka nisur që nga fundjava.
Është një javë shumë e mirë, që nga nesër për firmosje, për ujdi për shkresa dhe për mbyllje të çështjeve.
Nisim një javë me Hënën mbi Neptun, Venusi tranzit nga Shigjetarët te Bricjapët. Ky Venus kur të kaloj te Bricjapi,
premtimet, fjalët, ujditë, çfarë kemi në plan për të bërë marrin një formë më të qartë dhe të qendrueshme.
Por Meri Gjini veçoi Akrepin si shenjën më të favorizuar të javës.
Akrepi
Venusi te Bricjapi sjell drejtëpërdrejtë zgjerim ekonomik. Janë më të privilegjuarit e javës përsa i përket zhvillimeve.
Ditën e sotme dedikojani fëmijëve dhe familjes. Nga nesër vetes dhe xhepit tuaj. Dita më e mirë e javës është e mërkura. /vizionplus.tv