Home ShowBizzi Videoja e dyshimtë e Eglës në Big Brother, flet Olta Gixhari

Videoja e dyshimtë e Eglës në Big Brother, flet Olta Gixhari

133

Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Pardon my French” ka komentuar disa nga dinamikat më pikantë që kanë ndodhur së fundmi në shtëpinë më të famshme.

 te fundit, big brother vip albania, bbv, olta gixhari, egla ceno, video e dyshimte

Gixhari shprehet e bindur se videoja e Eglës e publikuar sot në faqen zyrtare është një gënjeshtër 1 Prilli, në të kundërt nëse ajo rikthehet vërtet, i uron ta fitojë.

Sa i takon romancës Heidi-Romeo, ajo thotë se nuk është pro, pasi janë “situata” të ezauruara tashmë në çdo edicion. Finalistët për Oltën janë: Meritoni, Juli, Romeo/ Jetmiri, Franceska.

Pjesë nga intervista:

Olta: Mendoj që video e Eglës është gënjeshtër për 1 prillin nga “Vëllai i Madh”, por nëse Egla kthehet uroj që ta fitojë.

Romanca Heidi-Romeo: Nuk i kam shumë qejf përgjithësisht brenda BB dashuritë, në të gjitha edicionet.

Finalistët sipas Olta Gixharit: Meritoni, uroj mos ta harrojë kauzën rrugës. Juli, Romeo sepse përfaqëson “djalin e mirë”, Françeska ose Jetmiri, por siç thamë nëse Egla kthehet, uroj që ta fitojë.