Arbana Osmani ende nuk e ka konfirmuar se ku do e shohim këtë sezon të ri televiziv.
Mirëpo aludime ka pasur nga më të ndryshmet, që nga Big Brother e deri tek emisionet e gatimit. Por, Arbana na lë të dyshojmë se do rikthehet në ekran me një format ndryshe; LOVE IS BLIND.
Po, po e dëgjuat mirë. Ky format, i ngjashëm me atë që Luana Vjollca bëri në ‘TvKlan’, do ishte super gjetje për vendin tonë.
‘E keni menduar sesi do funksiononte ‘Love is Blind’ për shqiptarët?’– shkruan Arbana krahas postimit në ‘story’.
Për ju që nuk e dini “Love is Blind” është një seria televiziv që shfaqet në Netflix prej 13 shkurtit 2020.
Shfaqja ngjason me një eksperiment social ku burrat dhe gratë beqare kërkojnë dashurinë dhe fejohen, të gjitha përpara se të takohen personalisht.
Ende asgjë nuk është konfirmuar, por një reality show i tillë me siguri do intrigonte shumë publikun shqiptar