Spektakli i humorit në Top Channel, “Portokalli”, nis sezonin e ri në tetor.
Kjo u konfirmua mëngjesin e sotëm nga Salsano Rrapi, i cili ka treguar edhe datën.
Teksa ishte i ftuar sot në “Wake Up”, moderatori tha se Portokallia fillon më 6 tetor dhe se stafi ka nisur me përgatitjet.
Kujtojmë se Xhemi Shehu nuk do të jetë më një nga prezantueset pasi këtë sezon do të jetë pjesë e emisionit investigativ “Fiks Fare”,
por Salsano dhe Nevina nuk do të jenë vetëm. Këtë e konfirmoi vetë prezantuesi.
“Në moderim kam dëgjuar që është edhe dikush tjetër, por nuk kam konfirmim zyrtar”, -tha ai sa i përket vajzës që do të zërë vendin e Xhemit.
Na mbetet të presim për të zbuluar se për kë bëhet fjalë.