“A e kam kuptuar mirë, që nëna jote ju ka lënë kur i ke pas 1 vjet?”, ishte pyetja e Drilonit karshi Xhenetës.
Pyetje kjo që bëri që kjo e fundit edhe ta hapë zemrën me Drilonin, në një bisedë të sinqertë dhe prekëse.
Xheneta i rrëfeu Drilonit historinë e saj të vështirë, duke zbuluar se si nëna e saj e kishte braktisur atë dhe vëllain që në fëmijëri.
“… babi ishte në punë në Turqi, unë dhe vëllau im jemi binjak i kemi pas 1 vjet, jemi kanë bebe,
ajo u çu na ka lanë neve, u çu gjyshja jem e ka bo mëngjesin, u shku në dhomë, na ka pa neve veç në beshik lidhun, me pelena në fytyrë,
thuajse gati me plas, ne fëmijë, fëmija qanë. E kanë lypë se kanë gjet, ajo kurrë s’ka deshtë me pas kontakt, ajo nuk ka vdekur, jeton!”, u shpreh Xheneta.
Ndërsa Driloni e dëgjoi me mirëkuptim dhe mbështetje.