Gjëndra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të gushës, poshtë laringut dhe në përgjithësi pesha varion nga 15-22 gramë. Roli i saj në organizëm është tejet i rëndësishëm e kjo nis që në fillimin e embrionit.
Pra, nëse tiroidja është në normë, edhe truri në fetus zhvillohet normalisht e po ashtu edhe dhëmbët, flokët, organet. Kjo gjëndër kaq e vogël ka si aktivitet primar prodhimin e dy hormoneve që janë tiroksina dhe trijodotiroksina. Tiroksina ka si funksion që gjatë prodhimit nga tiroidja një pjesë të shkojë të akumulohet në mëlçi dhe pjesa tjetër të komandojë hipofizën, në mënyrë që kur bie niveli i TSH-së në gjak, të nxitet prodhimi i tij.
Ndërsa trijodotiroksina komandon aktivitetin fiziologjik të organizmit, pra është një jod, i cili merr pjesë në prodhimin e enzimave dhe i stimulon ato për punë, kur është në parametra normalë. Ka raste kur ky jod nuk është brenda normave normale e si pasojë fillon të “çalojë” organizmi.
Dy sëmundjet e tiroides
Po përmendim dy sëmundje patologjike të para që tregojnë se gjëndra tiroide nuk funksionon normalisht. Mungesa e hormonit të tiroides është një nga shenjat e para, e cila njihet si hipotiroidizëm dhe shoqërohet me këputje trupore, dëshirë për të fjetur, tharje e lëkurës, rënie flokësh (nëse shihet në analizë, rrënja e qimes rezulton e rrudhosur, e këputur). Gjithashtu, hipotiroidizmi shoqërohet edhe me uljen e pulsit të zemrës dhe shenja nervozizmi që shfaqet pa shkak, shpesh, por që zgjat pak kohë. Në rastet kur individi ka këto shenja klinike, zgjidhja më e mirë është që të bëjë një vizitë te mjeku, të realizojë një eko të tiroideve si dhe kryhet një analizë për të parë nivelin e jodit në gjak.
Kategoritë e riskuara
Tiroidja përpunon jodin që e merr organizmi nëpërmjet ujit apo produkteve të ndryshme ushqimore. Në të dyja format e marrjes së jodit bëhet ky përpunim dhe enzimat fillojnë të stimulohen. Moshat më të prekura nga çrregullimet e gjëndrës tiroide janë ato mbi 50-të vjeç, ndërsa vlen të theksohet se femrat janë 4 herë më të rriskuara se meshkujt.
Kjo pasi ajo fillon që të futet në periudhën e menopauzës dhe ka një rënie të përgjithshme të gjëndrave endokrine të saj, siç është edhe gjendja e tiroides. Ndërsa në rastin e hipertiroidizmit kur këto tiroide janë më shumë të stimuluara do të dallohen të kundërtat e shenjave të para si individi flet shpejt, është shumë aktiv, i papërmbajtur.
Edhe në këto raste pacienti duhet të kryejë patjetër ekzaminimin e tiroideve. Në të vërtetë njerëzit nuk e mendojnë që ky çrregullim kaq i vogël, në miniaturë i tiroides sjell këto pasoja kaq të mëdha. Të sëmurët mund të kryejnë lloj-lloj analizash të tjera, por shkaku i vërtetë qëndron diku tjetër.
Trajtimi me bimë mjekësore
Në varësi nga stadi i sëmundjes, përdorim bimë efikase, stimuluese për të rikthyer funksionimin normal të saj. Nëse do u referohemi zonave malore (është tipike mungesa e jodit në organizëm) atëherë do të rikujtojmë arrën. Kjo e fundit ka jod, sidomos kur është në fazat e para të rritjes, përqindja e jodit shkon deri në 60% të frutës dhe 30% e vitaminës C. Me zmadhimin e frutës, bie përqindja e jodit e rritet përqindja e vitaminës C.
Nëse vjelim pak nga kokrrat e arrës, i shpojmë dhe i konservojmë në mjaltë, pasi t’i konsumojmë do të vëmë re efektet e mrekullueshme në rregullimin e funksionit të gjëndrës tiroide. Mund të përdoret një gjysmë kokërr në javë, pasi e keni lënë 30 ditë në mjaltë, e kjo është më se e mjaftueshme për t’i siguruar organizmit sasinë e jodit të munguar. Ndërkohë edhe petat e arrës janë të pasura me jod e tanine dhe ndikojnë edhe në sistemin nervor, por edhe ndihmon në absorbimin e jodit nga trupi.
Nëse konsumojmë 2 lugë çaj në ditë vaj kokosi, atëherë do të rregullohet mirëfunksionimi i tiroides, por do të frenojë edhe rënien e flokëve. Edhe likopsi është i mrekullueshëm për të gjithë ata persona që kanë tepri të jodit në gjak, pasi është e vetmja bimë që garanton largimin e jodit të tepërt nga organizmi, qetësimin e sistemit nervor si dhe balancon ngacmimin e gjëndrave për prodhimin e hormoneve të tiroides. Ndërkohë gjembi i gomarit rregullon e përmirëson funksionin e mëlçisë, çka ndikon në qetësimin e gjëndrave me sekrecion të brendshëm. Por edhe çaji i gjelbër e bajamet e egra kanë efekte të shpejta në përmirësimin e gjendjes shëndetësore të personave që vuajnë nga tiroidja.