Home Këshilla Shëndeti Ylli Merja: Infeksionet në veshka, si t’i kuroni me kete bime te…

Ylli Merja: Infeksionet në veshka, si t’i kuroni me kete bime te…

62
0

Dëllinja e zezë është një bimë shumë e përhapur në Shqipëri, në zonat malore, me veti të fuqishme antibakteriale.

Ylli Merja, Infeksionet, Veshka

Kjo bimë është shëruese nga rrënja deri te fruta, por megjithatë, më së shumti përdoren frutat, të cilat vilen në pjesën e dytë të verës e deri në vjeshtën e vonshme, në varësi nga zona.

Frutat mund edhe të thahen dhe kështu mund të përdoren gjatë gjithë vitit. Veçoritë shëruese të dëllinjës njihen që nga lashtësia, ndërsa me siguri ka edhe prej jush që ndonjëherë ju ka rastisur t’iu ketë ndodhur që dikush t’ju ketë ofruar raki të dëllinjës me arsyetimin që është “ilaç për shpirt” dhe nuk ka qenë larg nga e vërteta.

Frutat e saj më së shumti përdoren te problemet në stomak dhe problemet me kanalet urinare dhe shihet si një nga diuretikët më të mirë natyrorë. Mund të përdoret edhe si mjet dezinfektues për plagët, ndërsa ndihmon edhe kollitjen, për çka më së shumti ndihmojnë vajrat eterike nga kokrrat e dëllinjës, të cilat mund të përdoren edhe për masazh te dhimbjet reumatike. Dëllinja e zezë ka arritur të luftojë edhe infeksionet më të rënda në veshka dhe kanalet urinare.

Më specifikisht kjo bimë çudibërëse mund të luftojë E.Coli në veshka pas 1 muaj e gjysmë përdorim. Është një bimë e fuqishme për luftimin e Stafilokokut në bajame, apo infeksioneve të ndryshme cistike në fytyrë. Dëllinja ka efektet e forta diuretike, pasi përmban terpinën -4-ol, prandaj nxit daljen e ujit të tepërt nga organizmi.

Kështu, ndikon në uljen e tensionit. Bima ka veti të fuqishme antibakteriale dhe ndihmon në mbylljen e plagëve e mund të përdoret edhe për puçrat në fytyrë, pasi ndihmon në largimin e akneve. Dëllinja ndihmon në rigjenerimin intensiv të epidermës, shtresës së parë të lëkurës.

Në shumë eksperimente në laborator ka ndaluar rritjen e baktereve dhe mikrobeve në praninë e vajit esencial të dëllinjës. Ka treguar rezultat në mbytjen e baktereve si Bacillus subtilis dhe Escherichia coli.

Receta e çajit
Çaji i dëllinjës mund të përdoret si shpëlarës i lëkurës nga personat që vuajnë nga psoriasis, ekzema dhe zbokthi. Ndihmon në sëmundje të tjera të lëkurës si dermatiti dhe në uljen e acarimeve të lëkurës.

Përdoret 1 lugë gjelle me dëllinjë e zier në 2 gota ujë në ditë për 15-30 ditë për pastrimin e infeksioneve dhe në irritimet e traktit genitourinar (cistite, etj.), rërë dhe gurë në rrugët urinare për të parandaluar rikthimin e infeksioneve urinare/rërës/gurëve. Si shpëlarës goje përdoret për largimin e erës së keqe të gojës, duke i shtuar edhe 1 lugë kafe finok çajit.

Për ngërçet e stomakut përzini pjesë të barabarta të dëllinjës, pelinit, barpezmit dhe kamomilit dhe në dy-tri lugë të kësaj përzierjeje shtoni 2-3 filxhanë me ujë të vluar, lëreni të qëndrojë 10 minuta, kullojeni dhe pini pa sheqer. Për dhimbjet e kokës, frutat e dëllinjës bëjini në formë pureje dhe vëni si kompresë në vendin që dhemb. Ata që kanë problem me mëlçinë ose stomakun në mëngjes esëll merrni nga 3-5 fruta të dëllinjës dhe përtypini mirë. Për përmirësimin e oreksit, zieni komposton nga frutat e dëllinjës, shtoni sheqer dhe konsumojini sipas nevojës.

Rastet e mospërdorimit
Studime të ndryshme të bëra në kafshë tregojnë toksicitet të ulët të vajit ose bimës së dëllinjës, por nëse përdoret në sasitë e këshilluara nuk ka efekte anësore.

Nuk këshillohet të përdoret nga gratë shtatzëna, fëmijët nën 10 vjeç, ose nga personat që kanë keqfunksionim të veshkave për shkak se ai liron shumë muskujt e rrugëve urinare duke nxitur kështu urinimin. Por në raste të infeksioneve të rënda kur ju duhet të përdorni antibiotikë mund të përdorni dëllinjë të zezë, për të evituar përdorimin e antibiotikëve. Gjithashtu, vaji është shumë herë më i përqendruar sesa bima dhe ka efekt akoma më të fortë.

SHËNIM: Çdo i sëmurë ka veçoritë e tij, ndaj për raste të sëmundjeve të rënda, duhet gjithnjë këshillimi me mjekët. Ky artikull nuk mund të përdoret për të sugjeruar një kurim për çdo person.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here