Home Këshilla Shëndeti Ylli Merja : Ju tregoj sekretin për një tru të shëndetshëm dhe...

Ylli Merja : Ju tregoj sekretin për një tru të shëndetshëm dhe me kujtesë të fortë me…

71
0

Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në rubrikën “ Bima dhe shëndeti’’ specialist i bimëve medicinale Ylli Merja tregoi mënyrat se si mund të forcojmë trurin përmes kurave natyrale.

Ylli Merja, Sekreti, Truri, Kujtese e forte

Së pari duhet të kuptojmë nëse truri ynë është i mbingarkuar përmes disa shenjave që ai do tju jap.

Shenjat e para janë lodhje dhe nervozizëm. Shenjat e tjera të jashtme janë balli, sytë dhe pjesa e sipërme e mollzave të faqes.

Nëqoftëse sytë janë të futura brenda dhe balli i rrudhosur do të thotë që neuronet janë të mbingarkuara dhe të lodhura” tregoi ai.

Por si mund ta ndihmojmë trurin të kryejë funksionin normal në raste të tilla?

“ Së pari trupi duhet të jetë i qetë, i clodhur dhe duhet të marr produkte ushqimore që ushqejnë trurin.

Për të rritur mprehtësinë e tij një gotë me boronicë do t’i bënte shumë mirë, një lugë gjelle me fara liri, pak shafran, tërshërë, kos, një mëngjes me probiotik, sepse duke ngacmuar sistemin e tretjes ne ushqejmë sistemin nervor” u shpreh ai.

Ndërsa tregoi edhe disa alternative të cajrave bimorë që do t’ju ndihmojnë në përmirësimin e tij në darkë:

Në një gotë me qumësht zieni dy minuta një lugë çaji me copa kanelle dhe një lugë çaji me livando, ose bar blete.

-Një filxhan kafe me lëng shege të egër, 100 ml ujë ose qumësht dhe katër pika vaj harmonia./Shqiptarja.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here