Home Këshilla Shëndeti Ylli Merja: Shikoni ngjyrën e gjuhës tuaj dhe kuptoni se nga çfarë...

Ylli Merja: Shikoni ngjyrën e gjuhës tuaj dhe kuptoni se nga çfarë problemesh shëndetësore vuani: Ja cfare duhet te beni me…

20

Gjuha në trupin tonë është sinjalizuese e një sërë sëmundjesh që mund të fshihen në trupin tonë.

Ylli Merja, Gjyha, Ngjyra, Myku

Gjuha në trupin tonë është sinjalizuese e një sërë sëmundjesh që mund të fshihen në trupin tonë. Në rubrikën “ Bima dhe shëndeti’’ në emisonin Rreze Dielli, mjeku popullor u ndal tek funksionet e gjuhës. Ja cilat janë disa prej tyre:

“Manipulon ushqimin dhe e selekton atë (veçon kocka, hala, guacka, etj), gëlltit ushqimin e bluar, kontrollon shijen e ushqimit, temperaturën, veçon ushqimet e prishura, artikulon tingujt dhe fjalët, ruan në kujtesë dhe zbërthen shijet”

Mungesa e hekurit, stresi dhe ilaçet e shumta mund te sjellin disa sëmundje në gjuhë sipas Ylli Merjes. Disa prej tyre sipas tij janë: stomatitis i gjuhës, gjuha e lënduar, era e keqe e gojës, gjurmë gjaku në gjuhë, kanceri, deformim etj.

Mirëmbajtja e gojës dhe gjuhës mund të bëhet përmes disa bimëve dhe çajrave bimorë. Mjeku popullor Ylli Merja dha këto sugjerime:

-Higjiena e shëndoshë ndihmohet me sherebelë, bishtamith, rigon, pelinë të ëmbël, basani

– Trajtimet për mykun bëhen me propolis, rigon, sherebelë

-Plagët dhe afta kurohen me çaj myku, propolis me rigon , mjaltë me sodë

– Për erën e keqe mund të përdorni shega e egër, hudhra, finoku, sherebela, propolis

– Për djegien si spec ndihmon karota, çaj për aneminë, bar blete

– Për sëmundjet e tjera ndihmohet me çaj 10 lulësh

Gjithashtu ai dha disa këshilla se si të kuptoni nëse vuani nga humbja e shijes dhe cilat janë disa nga sëmundjet që mund të shkaktojë:

“Njeriu nuk dallon gjellën e prishur, helmohet, nuk kontrollon shkallën e ngopjes, nuk kontrollon sasinë e kripës në gjellë apo sasinë e sheqerit që ha” tha ai./Shqiptarja.com