Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ mjeku popullor Ylli Merja këshilloi se si mund të kuptojmë simptomat që na japin sëmundjet kardiovaskulare dhe si të mbrohemi prej tyre.
Në një intervistë në emisionin “ Rreze Dielli” në rubrikën ‘ Bima dhe shëndeti’ mjeku popullor Ylli Merja këshilloi se si mund të kuptojmë simptomat që na japin sëmundjet kardiovaskulare dhe si të mbrohemi prej tyre.
Ai shpjegoi se përpos gjenetikës ka edhe shumë shkaktarë të tjerë që na drejtojnë drejt këtyre sëmundjeve.
“Shkaktarë është vetëm kalicifikimi, trashja e mureve të zemrës po e njëjta gjë është edhe kjo, flasim për rastin e parë kur funksioni I saj është si një pompë .
Atëherë po e njejta gjë është edhe valvola e aortës ku nga ventrikuli I majtë e cila merr nga vertikuli I majtë gjakun e pastër dhe e degëzon atë në pjesën e sipërme të ekstremiteteve tek gjymtyrët e poshtme.
Këto janë dy sëmundjet kryesore që kanë të bëjnë me problemet në zemër, stenoza dhe insuficenca’’ shpjegoi mjeku alternative Ylli Merja.
Si t’i dallojmë lehtësisht simptomat që na shfaqin sëmundjet kardiovaskulare?
Jep tension të lartë, jep një këputje trupore, jep një pamjaftueshmëri jep dhe aritmi në zemër. Më pas aritmia në zemër ka lidhje dhe me harkun elektrik.
nëse kemi një luhatje të tensionit, të lartë mbi 15 16 duhet të merakoset, ndjen si djegie në kraharor, vështirësi për të ushtruar sado pak aktiviett fizik, nuk ngopet me frymë, më pas djegia në kraharor kalon edhe në dhimbje, nuk ngopesh dot me ajër. Kjo dhimbje do të kalojë nga krahu i majtë’ tha ai.
Disa nga bimët medicinale që mund të përdorni në rast se keni sëmundje kardiovaskulare:
“Kur kemi një pamjaftueshmëri një shtrëngim është një tjetër lloj sëmundje , murrizi dhe dëllenja nëqoftëse zemra fillon që të na mbledhi ujë, dhe nëse vërejmë tek këmbët ose duart fryrje që nëse I prekim bëhen si gropë problem është patjetër aty.
Edhe këto viruset lënë shenjat e tyre në zemër, atëherë murrizi, dëllinja, mështegna janë ndër të parat dhe më të mirat që e kryejnë këtë funksion.
Disa forma të murrizit për përdorimin kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Ekstrakti i murrizit, vet murrizi frut të cilët njerëzit mund ta bëjnë caj por duhet ta lënë që të vlojë pak në mënyrë që tja marrim vërtet tre acidetet më të dobishme që ka, përdorimin më të fortë e ka fruti me vlim” u shpreh dr. Ylli Merja./Shqiptarja.com