Home Këshilla Shëndeti Ylli Merja: Si të kuroni artritin me bimë medicinale brenda nje ja…

Ylli Merja: Si të kuroni artritin me bimë medicinale brenda nje ja…

73
0

Artriti është një problem që zakonisht shfaqet me kalimin e moshës, por me raste mund të prekë edhe fëmijët.

Ylli Merja, Artriti, Kurimi

Të gjitha sëmundjet si artriti reumatoid, borsiti, menisqet, problemet e dhimbjeve lumbare, hernia diskale, pak a shumë kanë të njëjtën natyrë.

 

Në thelb ato janë veçse një infeksion alergjik që prek membranat sinoviale. Këto membrana janë si qese që mbajnë lëngun sinovial, dhe ky I fundit ndodhet midis kockave dhe kyçeve, dhe nuk I lejon ato që të fërkohen e të konsumojnë njëra- tjetrën.

Ky inflamacion alergjik që ndodh në kyçe prek mosha nga më të ndryshmet duke filluar që nga moshat 20-30 vjeçe. Fillimisht këto bakterie qëndrojnë ne gjendje pasive, por bëhen aktive në momentin që depozitohen në palcat e kuqe të kockave dhe nëpër kyçe e shkaktojnë dhimbje.

Format e sëmundjes
Format më të njohura janë disa ku mund të përmendim Shafarad Stilid, i cili shfaqet në moshat 3-7 vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të shpeshtë në bajame apo veshka. Këto dhimbje bëhen aq të bezdisshme sa fëmijët mund të arrijnë në atë pikë sa nuk lëvizin dot.

Një tjetër formë është Artriti kronik që përparon në mënyrë progresive në trupin e njeriut e dhimbja vjen duke u përshkallëzuar. Ndërsa, poliartriti është një lloj tjetër i artritit që fillon të lëvizë në pjesë të ndryshme të trupit, pra quhet ndryshe edhe artriti “shëtitës” ku dhimbja në momente të ndryshme, lokalizohet në pjesë të ndryshme.

Ka dhe forma të tjera si gonoartroza, e cila ndodh kur në pjesën e kupave të gjunjëve lëngu sinovial fillon të thahet, dhe këtu depozitohen stafilokokë. Në rastet kur pacienti ka mungesë të theksuar lëngjesh, kjo shpeshherë, shoqërohet edhe me kërcitje të kockave. Një formë tjetër është dhe Artriti urik, i cili lidhet drejtpërdrejt me sasinë e lartë të acidit urik në organizëm.

Shkaktarët dhe simptomat

Në rastet kur tregoheni të pakujdesshëm në kurimin e bajameve, gjëndrat limfatike fillojnë të acarohen dhe prodhojnë limfocitet T të cilat shumohen në numër dhe trupi prodhon antikorpuse kundër faktorit reumatoid që është shumuar. Këto stafilokokë që zhvendosen nga bajamet shkojnë në veshka e më tej hyjnë në qarkullimin e gjakut.

Nëse një trup nuk funksionon në mënyrë të sinkronizuar duke përfshirë këtu gjëndrat endokrine dhe organet e tjera, është më i predispozuar për tu prekur nga këta ngacmues të jashtëm ku përfshihen edhe këto baktere që shkaktojnë sëmundjen e artritit. Me kalimin e kohës fillojnë shqetësimet e para që shoqërohen me ndjesi këputjeje, lodhjeje, temperaturë, dhimbje gjunjësh e kockash si dhe me mungese oreksi.

Këto shenja shfaqen kur stafilokokët hyjnë në gjak e fillojnë të bëhen aktive, të shumohen dhe të përhapen në trup. Stadi i dytë i kësaj sëmundjeje progresive është që nëse nuk kurohet, ai përparon në mënyre të përshkallëzuar.

Gjatë këtij momenti kemi përhapje simetrike në të dyja gjymtyrët, dhe fillon të japë dhimbje, dobëson enët e qarkullimit të gjakut dhe i hollon. Këto të fundit, me ndryshimin e shtypjes atmosferike bëhen të brishta dhe ulja e shtypjes shkakton çarjen e kapilarëve, çka jep shumë dhimbje te pacienti.

Trajtimi
Një pacient, i cili verifikon se ka disa nga simptomat e sipërpërmendura mund të kryejë disa diagnostikime si faktori reumatoid, fibrinogjenin, proteinën C reaktive dhe acidin urik. Në momentin që acidi urik rezulton i lartë, atëherë pacienti ka depozitime të larta të kalciumit në kocka çka shkakton deformimin e kockave që shfaqet më tepër në gishtat e këmbës dhe të dorës.

Ne e dimë që artriti dëmton edhe zemrën kështu që në kompozimet e çajit kurues shtuam edhe bimë që mbrojnë zemrën. Nuk përdorim vetëm një bimë, por duke ditur vetitë e përafërta të bimëve mjekësore, kemi kompozuar këtë çaj, që redukton acidin urik të ngritur, i cili jep edhe probleme në veshka si dhe të sjellë një funksionim të mire të qarkullimit të gjakut në arterie dhe vena.

Aty ku gjaku qarkullon lirshëm, shkojnë edhe lëndët ushqyese dhe oksigjeni. Pacientët duhet të pinë një gotë çaj me bimë mjekësore në çdo vakt. Në kompozimin e këtij çaji futen bimë që të mbrojnë edhe zemrën. Lëvorja e shelgut është një tjetër trajtim që përdoret për pacientët pasi hollon gjakun. Edhe vaji i sinapit është një preparat shumë i mirë që nxit qarkullimin e qarkullimit të gjakut dhe ndihmon në kurimin e artritit. Zgjidhja e problemit të artritit remautoid është e dukshme brenda një periudhe kohe shumë të shkurtër, pra brenda një jave./gazetashqiptare.al/

Ylli Merja: Si të kuroni artritin me bimë medicinale brenda nje ja…

Ky eshte caji qe e gjeni tek website i doktorrit duke e kerkuar ne google me kete emer me poshte keni edhe videon ne youtube ku doktorri flet per artritin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here