Home Të Fundit ‘Do gjesh kufomën e djalit tënd…’ Rrënqeth eksperti i IT, tregon se...

‘Do gjesh kufomën e djalit tënd…’ Rrënqeth eksperti i IT, tregon se si e kanë kërcenuar ‘Bashkëshortes i kanë vënë GPS në makinë’

732

“Vazhdo jepi gojës, dhe do gjesh kufomën e djalit tënd”-ishte mesazhi kërcënues që ka marrë eksperti i IT-së

'Do gjesh kufomën e djalit tënd...' Rrënqeth eksperti i IT, tregon se si e kanë kërcenuar 'Bashkëshortes i kanë vënë GPS në makinë'

Gent Progni në platformën që ai vetë ka ngritur për personat që të mos kenë frikë nga kërcënimet.

Në një studio televizive i përlotur, eksperti tregoi se është kërcënuar për të tretën herë,

madje edhe bashkëshortes i kanë vendosur një GPS në automjet.

“Unë kam tre vjet që flas për këtë gjë. Arsyeja pse denoncoj vjedhjen e parave në teknologji është për të ngritur zërin që teknologjia po bëhet çdo ditë me e rëndësishme,

sidomos në vende si Shqipëria që nuk i japin rëndësi teknologjisë, por kur e kuptojnë bëhet e madhe… 80% e userave përdorin TikTok,

të jep mundësinë ta përdorësh pa hapur llogari, pa pasur një adresë e-mail dhe numër telefoni. Përdorimi është i madh, marketingu është falas dhe shumë i thjesht.

Nisi me paratë false, shitjen e drogës, udhëtimet me gomone në Angli, kaloi në sherre, prishje familjesh, komshitë shantazhonin njëri tjetrin për marrëdhëniet bashkëshortore.

Gjithmonë marrin një foto, është aq problematike sa vetëm në ekspertët e dimë sa problematike është. Unë marr qindra mesazhe qindra e-maile si të shpëtoj nga shantazhet në Tik Tok.

Është e vështirë, por jo e pamundur. Shteti ynë nuk ka struktura dhe ligje të sakta. Jo më larg se tre ditë më parë, isha vetë pjesë e një denoncimi për kërcënim kibernetik.

Hasa vështirësi dhe unë që jam ekspert në mënyrën si u trajtua situata ime në polic. Nëse to nuk vepron në kohë reale, është e pamundur të zbulosh kush fshihet pas asaj llogarie TikTok. Policia më tha që ne do bëjmë letrat,

kismet të hënën ose të martën, unë i thash nëse nuk veproni tani nuk e kap dot më. Sidomos me networkun shqiptar, kompanitë nuk i kanë strukturat e duhura. Ky është kërcënimi i tretë, më është vendosur edhe një GPS në makinën e bashkëshortes”-deklaroi eksperti.