Home tvshow “Ai eshte nje mashkull gore se vetem q…”/ish BANORJA e BigBrother tregon...

“Ai eshte nje mashkull gore se vetem q…”/ish BANORJA e BigBrother tregon se si e ka parë ‘tradhtinë’ që u be ne BBVIP…

157

Të isha si Erjola do thoja që ‘po më ka shkruajtur Romeo, çfarë problem ka nëse më ka shkruajtur’?

“Ai eshte nje mashkull gore se vetem q…”/ish BANORJA e BigBrother tregon se si e ka parë ‘tradhtinë’ që u be ne BBVIP...

 

Sot në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio ishte e ftuar në studio ish-konkurrentja e “Big Brother”, Olta Sheta. Pas shpalljes së Romeos finalist duket se kanë nisur sulmet e para të banorëve kundrejt tij. Si e komenton Olta këtë?

Romeo u shpall finalist dhe nuk kishin pse e sulmuan. Lufta po bëhet mes Meritonit, Julit dhe Eglës. Lufta reale duhet të bëhet midis Meritonit dhe Heidit. Lufta Egla-Juli më duket pakuptim sepse ata janë finalistë. Unë edhe pse jam fanse e Eglës, atje ku ka pasur gabim i kam rënë kokës. Aty ka mbetur vetëm dhuna fizike pa u përdorur. Juli i tha Eglës më preke familjen dhe vajzën ndërkohë që ai po e ngacmon Eglën deri aty ku nuk mban më. Para se t’ja ngulësh thikën dikujt ngule njëherë tek vetja. Juli dhe Meritoni me këto sjellje që po bëjnë duhet të kalojnë në dhomën e bardhë. Për Julin kam mbetur e shtangur, të arrijë të degradojë për një finale, ai e di që është në finale, nuk ka nevojë ta bëjë këtë.

Situata e komplikuar mes Erjolës dhe Gracianos ku ky i fundit ka treguar se Romeo e ka ngacmuar me mesazhe dhe Erjola nuk i ka kthyer përgjigjë, si e komenton Olta?

Kjo është një situatë kot. Edhe nëse i ka shkruajtur është normale, pse duhet ta thotë në këtë moment të lojës, për të ndejtur 3-4 ditë më shumë. Nuk është mënyra e duhur sepse Romeo ka edhe një lidhje aty brenda. Duhet ta thonte më para jo në këtë pikë të lojës. Del si mashkull gore, as nuk i shkon një mashkulli të merret me këto muhabete.

Sa i përket Heidit, banorja nuk ka reaguar dhe ka vendosur të qëndrojë e heshtur. A është kjo një lëvizje e zgjuar e saj?

Heidi nuk prenoncohet për asgjë, mir e bën, e kupton që nuk ia vlen dhe nuk do t’i jap vlera këtij muhabeti, nuk do t’ja rris vlerat as Erjolës dhe më pëlqen që është neutrale. Të isha si Erjola do thoja që ‘po më ka shkruajtur Romeo, çfarë problem ka nëse më ka shkruajtur’? Edhe nëse nuk do ishte e vërtetë ta pranonte sa për t’ju mbyllur gojën atyre.