Home tvshow “Bëra biopsinë” Një tjetër banor rrëfen historinë e sëmundjes: “Jeta mbaroi derisa…”...

“Bëra biopsinë” Një tjetër banor rrëfen historinë e sëmundjes: “Jeta mbaroi derisa…” VIDEO

76

Pasditen e djeshme në shtëpinë e BBV ka mbërritur një zarf i bardhë, i cili është lexuar nga Juli.

 

"Bëra biopsinë" Një tjetër banor rrëfen historinë e sëmundjes: "Jeta mbaroi derisa..." VIDEO

Në zarfin e ardhur shkruhej se të gjithë banorët do kishin mundësi të tregonin një histori personale apo të një të afërmi, që ka përjetuar një sëmundje serioze, kryesisht tumori.

Një ndër banoret që ka prekur me historinë e saj ishte Egla, e cila ka treguar se doktorët dyshonin se kishte kancer deri në momentin që ajo bëri biopsinë.

“Thashë se më mbaroi jeta tani sepse paskam kancer, u dorëzova. Kush e di sa do jetoja dhe mendova se tani të jetoj sikur kam kohen e fundit të jetës.

Dola jashtë dhe njerëzit më dukeshin të bukur. Ndonjëherë kjo të ndihmon për të ristartuar ndonjë gjë. Më dukej cdo gjë e bukur.

E mbajta këtë gjë derisa bëra biopsinë. Doktori më tha se nuk vdes më njeri sot nga tiroidet, sidomos nëse i kap në kohë.

Nga 1-5, unë isha tek faza e dytë. Duhet të bëj një kontroll 6 muaj. Dhe mund të operohet dhe hiqet kollaj

. Eshtë një gjë që mund të të rrezikojë jetën nëse ti nuk i bie pas”, shprehet banorja.