Home Të Fundit Cfarë dhimbje e madhe! Punonte për bukën e gojës, 52 vjecari shqiptar...

Cfarë dhimbje e madhe! Punonte për bukën e gojës, 52 vjecari shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali, u shtyp nga ngarkesa

1452

Një shqiptar i Kosovës ka humbur jetën tragjikisht në Itali në vendin e punës.

Cfarë dhimbje e madhe! Punonte për bukën e gojës, 52 vjecari shqiptar humb jetën tragjikisht në Itali, u shtyp nga ngarkesa

Mësohet se 52-vjeçari humbi jetën pasi u shtyp nga një ngarkesë,

ndërsa po punonte në kantierin e shtëpisë së të moshuarve.

 

Mediat italiane raportojnë se Nazmi Morina po përdorte një vinç të vogël, duke lëvizur materialin, kur ngarkesa u lirua papritmas dhe e zuri poshtë.

 

Fatkeqësisht ndihma e parë nuk mundi të bënte asgjë pasi ai humbi jetën menjëherë.

 

Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, pa asnjë të dyshuar, vinçi dhe materialet e zhvendosura janë tashmë nën sekuestrim.

 

Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias ku kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.