Home tvshow Dy të vdekur! Njëri në vend, tjetri në urgjencë

Dy të vdekur! Njëri në vend, tjetri në urgjencë

8851

Policia ka njoftuar se dje në Novobërdë dy burra që kanë qenë

duke punuar me traktor janë aksidentuar dhe si pasojë e lëndimeve kanë ndërruar jetë.

Dy të vdekur! Njëri në vend, tjetri në urgjencë

Njëri ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në emergjencën e Gjilanit.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë derisa kanë qenë duke punuar me traktor dyshohet se kanë humbur kontrollin dhe kanë shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë kanë pësuar lëndime me ç’rast njëri nga ta ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër në emergjencën e Gjilanit.

Lidhur me rastin vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë të viktimave u janë lejuar familjarëve për ceremoni mortore” njofton policia.