Home tvshow “Prandaj u largua Arbana Osmani”/ ‘Top Channel’ e hodhi në gjyq, kush...

“Prandaj u largua Arbana Osmani”/ ‘Top Channel’ e hodhi në gjyq, kush janë VIP-at që po mbështesin Olsi Bylykun

139

Këngëtari dhe aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku,

“Prandaj u largua Arbana Osmani”/ ‘Top Channel’ e hodhi në gjyq, kush janë VIP-at që po mbështesin Olsi Bylykun

njoftoi ditën e djeshme tha se Top Channel e ka hedhur në gjyq, për shkaktim dëmi.

 

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Olsi tha se do t’i duhet t’i paguajë Top Channel 100.000 mijë euro për dëmin që pretendohet se i ka shkaktuar me deklaratat e tij publike.

Teksa ka folur edhe për rrugëtimin e tij në ekranet shqiptare, artisti ka theksuar se

 

gjatë punës së tij në media ka kuptuar se “fëmijët duan punëtorë ndërsa liderët duan eprorë”, ndaj dhe sipas tij ikona të “Top Channel” janë larguar nga ky televizion.

“Dhe dicka të fundit që kam kuptuar në këto 6 vite që punoj në 2 televizionet më të mëdha në Shqipëri: “FËMIJËT DUAN PUNËTORË ,LIDERAT DUAN EPRORË”, ndaj ikonat e atij TV u larguan si: Arbana Osmani, Alban Dudushi, Sokol Balla, Altin Basha etj dhe në televizion paralel kanë ndërtuar perandori Blendi Fevziu, Ardit Gjebrea, Vera Grabocka etj. Ju përshëndes dhe natën e mirë!”, ka shkruar ndër të tjera në reagimin e tij Olsi. Reagim, i cili ka marrë mbështetje të gjerë nga publiku i thjeshtë, por jo vetëm.

Edhe disa prej VIP-ave janë pozicionuar krah aktorit. Një prej tyre është miku i tij i vjetër, Bes Kallaku, i cili kujtojmë se është një personazh që ka dalë nga ambientet e këtij televizioni.

Gjithashtu edhe Klea Huta si dhe Elgit Doda, një personazh që ka pasur një sërë bashkëpunimesh me “Top Channel”, kanë shprehur hapur mbështetjen e tyre ndaj Olsit.“Prandaj u largua Arbana Osmani”/ ‘Top Channel’ e hodhi në gjyq, kush janë VIP-at që po mbështesin Olsi Bylykun“Prandaj u largua Arbana Osmani”/ ‘Top Channel’ e hodhi në gjyq, kush janë VIP-at që po mbështesin Olsi Bylykun