Home tvshow Zhaklin Lekatari: Na quajnë të përdala vetëm se jemi vajza ekrani ,...

Zhaklin Lekatari: Na quajnë të përdala vetëm se jemi vajza ekrani , ja çfarë kuptova pas Big Brother

319

Zhaklin Lekatari, gazetare e aktiviste,

themeluese e blogut “Tabu.al”

një nga zërat më rebelë në median shqiptare ishte e ftuar në Fitstation nga Çenkuela Hasa.

Zhaklin Lekatari: Na quajnë të përdala vetëm se jemi vajza ekrani , ja çfarë kuptova pas Big Brother

Gazetarja tregoi se ky ka qenë një vit i vrullshëm për të, i mbushur me shumë sulme online por të cilat ajo ka mësuar ti përballoj tashmë.“ Ka qenë një vit i vrullshëm për mua, ka pasur komente negative të cilat mund t’i quajmë zë i urrejtjes, mua më vjen mirë që e gjithë kjo pa rehati e imja është vënë re. Vajzat patjetër janë më të sulmuara nga gjuha e urrejtjes por vajzat e ekranit janë aty si tabel qitje dhe është ok të linçohen se ato e kanë zgjedhur, është ok të qëllohen pasi kanë zgjedhur të jenë të njohura. Duket sikur çdo gjë që ne bëjmë është e pamfjaftueshme, apo kryesisht jemi vajza të përdala duke parë që i përkasim ekranit” – tha Lekatari.Moderatorja: Ke shumë vite në rrjete sociale që përballesh me komente të ndryshme, a janë gratë ato që kanë më shumë mllef, a ka gjini mllefi?

Zhaklin Lekatari: Shumë pyetje e bukur, gratë në Shqipëri janë oportuniste, pas Big Brother pasi kam analizuar kam kuptuar se gratë dhe vajzat janë ato që kanë më shumë mllef online.