Home tvshow E trishtë! Mësuesja ndërron jetë teksa po shkonte në shkollë, dedikimi prekës...

E trishtë! Mësuesja ndërron jetë teksa po shkonte në shkollë, dedikimi prekës i nxënësve

2762

Etleva Gjoni, mësuese e anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Sali Gjuka”

në Dimal ka ndërruar jetë në moshë të re, si pasojë e një infarkti.

E trishtë! Mësuesja ndërron jetë teksa po shkonte në shkollë, dedikimi prekës i nxënësve

Etleva ishte duke shkuar në shkollë, si çdo ditë mëngjesin e së premtes kur ra pa ndjenja në tokë. Ajo u transportua në spital ku dhe ndërroi jetë. Të shumta janë mesazhet ngushëlluese në rrjetet sociale të nxënësve dhe kolegëve.

“Ky është një nga ato postimet që nuk do të donim të ndanim me ju. E vështirë për ta besuar dhe e dhimbshme për ta pranuar se kolegia dhe mësuesja jonë e dashur Etleva Gjoni nuk do të jetë më midis nesh. Jeta jote njerëzore edhe pse e shkurtër ka siguruar mbijetesën e personit tënd. Na beso mike, errësira që ke lënë është shume e madhe. Të qoftë dheu i lehtë! U prehsh në paqe!”, shkruhet në profilin e shkollës “Sali Gjuka” në facebook.