Home Të Fundit Në mes të Tiranës/ Makina përplas motorin, plagosen rëndë dy të rinj

Në mes të Tiranës/ Makina përplas motorin, plagosen rëndë dy të rinj

210

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Unazën e Madhe” pranë Astirit, ku raportohet për dy të rinj të plagosur.

Në mes të Tiranës/ Makina përplas motorin, plagosen rëndë dy të rinj

Raportohet se dy të rinj që udhëtonin me motor janë përplasur nga një makinë dhe kanë rënë pa ndjenja në rrugë.

Në vendngjarje janë parë disa qytetarë të cilët u kanë ofruar ndihmën e parë.