Home Të Fundit VIRALE NE RRJET/ Motrat Pojanit ‘TALLEN’ keq e përqeshin aktorin e humorit...

VIRALE NE RRJET/ Motrat Pojanit ‘TALLEN’ keq e përqeshin aktorin e humorit Behar Merja për skeçet artistike

638

Tre motrat, Megi Pojani, Ina Pojani dhe Marsela Pojani kanë filluar në TCh emisionin podcast

VIRALE NE RRJET/ Motrat Pojanit 'TALLEN' keq e përqeshin aktorin e humorit Behar Merja për skeçet artistike

“Me Kast” në orët e mbrëmjes. Puntatën e radhës së mbrëmjes së djeshme, e kishin pikërisht për marrëdhëniet seksuale në punë.

Por përtej temave shumë interesante që diskutojnë, tre motrat, që shumë kohë më parë u vunë në qendër

të vëmendjes për shkak të një video skandaloze në varrin e gjyshes ku motrat në mënyrë aspak etike

“talleshin” me të vdekurit në varreza (një video që ato vetë e publikuan në rrjetet sociale,

por më pas e fshinë pas reagimit të madh publik dhe komenteve negative që i përndoqën),

gjejnë momentin të bëjnë edhe spektakël dhe të përqeshin një tjetër personazh të skenës.

Në puntatën e fundit, motrat Pojani, kanë “përqeshur” aktorin Behar Mera.

“Nuk e di, mua më duket se çdo burrë që fut duart më duket si Behar Mera. Dhe unë kam shumë respekt për atë burrë” thotë live në emision Marsela.

Ndërhyn menjëherë Megi, për të “rregulluar” sadopak deklaratën e së motrës: “O Marsela, po ai është aktor, brenda rolit do të thoshe”.

Marsela që ndoshta nuk e kuptoi rregullimin e qëndrimit të së motrës vazhdon: “Po pra, më pëlqen shumë…brenda rolit…” dhe vajzat vazhdojnë qeshin.

“Po mirë, se ai atë ka bërë” vazhdon Megi duke e shoqëruar edhe me gjestikulacione të fytyrës.

“Po pra po, sa e mire qeke mi…”, imiton Marcela aktorin Mera.

“Ua Marsela sa mënyrë e keqe për të mbyllur emisionin e ngacmimeve seksuale” thotë Megi duke qeshur

e duke pritur komentin e së motrës: “Ne jemi pak burrë brenda vetes. Ne nuk e shfrytëzojmë feminilitetin tonë. Ne jemi si burra” thotë Marsela.