Home Të Fundit E diela me diell! Temperatura deri në 25 gradë, ja si parashikohet...

E diela me diell! Temperatura deri në 25 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme

86

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në

 

E diela me diell! Temperatura deri në 25 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
vendin tonë mot të kthjellët dhe të ngrohtë gjatë gjithë paradites.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare në bregdet dhe zonat

 

e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira disi më të dendura zonat malore Lindore, ku nuk do të mungojnë edhe shirat e dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët në verilindje të vendit deri në 25 gradë Celcius pritet vlera maksimale në qarqet Elbasan dhe Berat.

 

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor. Kjo do të sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim të ulët.