Home ShowBizzi “Jam vajza e pare që Bardhi ka çuar në shtëpi te nëna”-Sara...

“Jam vajza e pare që Bardhi ka çuar në shtëpi te nëna”-Sara Gjordeni: Menaxheri i tij më tha nuk ke për ta parë më kurrë se…

130

Sara dhe Bardhi ishin ndër çiftet më të pëlqyera në shtëpinë e “Big Brother”.

Sara Gjordeni, Big Brother Vip Albania, Megi Pojani

Reperi nga Kumanova dhe modelja, së fundmi janë në qendër të vëmendjes pasi dalja e tyre nga formati u shoqërua me deklarata dhe reagime të forta.

Së fundmi Sara Gjordeni ka dhënë një tjetër intervistë për “MeKast” nga Megi Pojani ku ka treguar marrëdhënien e saj me Bardhin jashtë shtëpisë si dhe takimin me familjarët e tij.

Ajo thotë se ishte në dijeni për daljen e Bardhit:

Unë e dija se Bardhi do të dilte atë ditë e dija edhe për nënën por mënyra si Bardhi u nxor nga formati për mua ishte pak traumatike.

Sara tha se statuset e bëra nga Jetmir Agaj i kishin shqetësuar duke theksuar njërin prej tyre.

Statuset e menaxherit të tij që na kanë shqetësuar vazhdimisht ka qenë një postim që thoshte: Ti Bardhin nuk ke për ta parë më kur të dalësh vetëm do i dëgjosh këngët dhe do qash.

Dhe normalisht unë nuk mund të kem marrëdhënie të mirë me dikë i cili është shprehur ashtu pa më njohur.

Megi: Po marrëdhënia e Bardhit aktualisht me menaxherin?

Sara: Nuk kanë kontakt, jo

Ajo ka treguar për momentin kur është takuar me mamanë e Bardhit:

Ishte akoma me ngjitëset e serumeve, ka qarë shumë kur më pa me priti me krah hapur.

Megi: Si të quan?

Modelja: Sara

Megi: Je ti vajza e parë që Bardhi ka çuar në shtëpi?

Sara: Po ma ka thënë vetë. Më tha je vajza e parë që unë çoj tek nëna.

Megi: Po follow pse nuk të bëri?

Sara: Bardhi nuk ka akses në instagramin e tij.

Sara ka treguar se në “Big Brother” hyri për të luajtur dhe qëllime të qarta

Para se të futesha në Big Brother kam lëshuar shtëpinë me qara kam nxjerr makinën në shitje dhe lash punën.

Megi: A ke bërë seks me Bardhin?

Sara: Kur

Megi: Kur ishe ne Kumanovë?

Jo, le ta lëmë mister