Home Të Fundit Mot veror këtë fundjavë! Lajda Porja tregon se cfarë ka rezervuar moti...

Mot veror këtë fundjavë! Lajda Porja tregon se cfarë ka rezervuar moti për muajin Prill: As reshjet e dëbores nuk….

806

Kjo fundjavë pritet të ketë një mot të qëndrueshëm, me temperature të relativisht të larta.

Mot veror këtë fundjavë! Lajda Porja tregon se cfarë ka rezervuar moti për muajin Prill: As reshjet e dëbores nuk....

Meteorologia Lajda Porja tha në një emision televiziv, se edhe fillimi i muajit të ardhshëm do të jetë i ngrohte, teksa gjatë Prillit pritet të kemi më shumë ditë me diell.

“Moti është përmirësuar ndjeshëm, edhe pse vranësirat herë pas here do të jenë të pranishme, nuk parashikohet përgjatë ditës së sotme që të kemi reshje.

Është një ditë tipike pranvere ku temperaturat janë 3-4 gradë më të ulëtat në zonat malore, ndërkohë presim që termometri në ditën e sotme të ngjitet në 23 apo 24 gradë.

Fundjava na premton diell, vranësira të lehta. Një fundjavë disi me e nxehtë do të jetë ditën e diel.

E shtuna sjell temperatura 24 gradë 25 dhe e diela deri në 27 gradë. Sikundër ishte parashikuar marsi do ishte i lagësht.

Tre ditët e fundit me diell, me vranësira të lehta dhe mund të them që marsi u mbyll me diell.

Prilli do jetë më shumë ditë me diell, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të kemi sërish dëborë në zonat malore.

E hëna do të nisë me kthjellime, relativisht ngrohtë, presim pak reshje në very të vendit”, tha Porja.