Home ShowBizzi NA MASHTRUAN? Deklaruan se i dhanë fund lidhjes, Heidi dhe Romeo të...

NA MASHTRUAN? Deklaruan se i dhanë fund lidhjes, Heidi dhe Romeo të fshehur shkëmbejnë puthje pasionante. Çfarë nënkupton shkela e syrit nga Heidi?

249

Romeo dhe Heidi vetem pak dit me pare deklaruan ne big brother vip qe jane ndare

big brother vip albania, bbv, romeo, heidi

Një ndër historitë më të komentuar në këtë “Big Brother” ajo mes Heidit dhe Romeos duket se nuk do të ketë fundin tragjik te historive të pa realizuara të dashurisë.

Çifti që i dha fund romancës të krijuar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, janë parë shumë të afërt edhe pas shumë deklaratave për një histori të mbyllur mes tyre.

Ditën e sotme nëpër shtëpi dyshja janë parë shumë të afërt, të vetëm në lavaneri larg syve të banorëve të tjerë kanë shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin.

Pas disa minutash një shkelje e syrit të Heidit ka nënkuptuar se e gjitha kjo dramë mes çiftit mund të jetë një lojë e krijuar nga vetë ata.

Të dy janë personazhe të cilët e njohin shumë mirë formatin ku po marrin pjesë pasi Romeo është vëllai i aktorit Donald Veshaj i cili ishte një nga finalistët e edicionit të parë të “Big Brother Vip”, ndërsa Heidi Baci vjen nga një eksperiencë në “Big Brother Italia”.

Dramat e lindura nga historitë e dashurive gjithmonë kanë tërhequr publikun dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja pse çifti shihen shumë të largët dhe ditën tjetër shumë të afërt.