Home Të Fundit Humb kontrrollin dhe përplaset me barrierën në Pogradec! Nëna 25 vjecare së...

Humb kontrrollin dhe përplaset me barrierën në Pogradec! Nëna 25 vjecare së bashku me vajzën e saj 2 vjece….

173

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Pogradec-Lin, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona.

 

Humb kontrrollin dhe përplaset me barrierën në Pogradec! Nëna 25 vjecare së bashku me vajzën e saj 2 vjece....

Makina tip Volvo ka humbur kontrollin dhe më pas është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës nacionale.

Duke qenë se përplasja ka qenë e fortë, makina ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

 

Për pasojë ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit, shtetasja K. H., 25 vjeçe dhe vajza e saj dy vjeçare, fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 09.05.2024, rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë” në afërsi të Gurit të Kuq,

 

shtetasja K. H., 25 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volvo”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

 

Për pasojë është dëmtuar drejtuesja dhe vajza e saj rreth 2 vjeçe, pasagjere në mjet, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën,” njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.