Egla Ceno është fenomeni i “Big Brother VIP 3”. Dhe kjo nuk është subjektive, por këtë e tregojnë statistikat.
Me rikthimin e saj sonte, rreth 350 mijë ndjekës janë duke e ndjekur live spektaklin e sotëm vetëm në Youtube,
duke thyer kështu çdo rekord të mëparshëm.
Ndërkohë, ditët e fundit, Egla ka qëndruar e mbyllur në dhomën e bardhë,
një dhomë e re e shtuar në shtëpinë e Big Brother, që pas eliminimit të saj me zarf të zi.
Egla tha se këto ditë kanë qenë shumë të zhurmshe në kokë për të dhe shumë të heshtura në fjalë,
e gjithashtu se si i ka kaluar ato orë brenda asaj dhome.
“Gjej rastin të përsëris që është një gjest që nuk është për tu bërë. Askush nuk duhet ta bëjë,
askush nuk duhet të bjerë pre e provokimeve, duhet me kalit veten më fort. Konfuzion, kam dëgjuar vetëm Julin
dhe Romeon sot që i thoshte e ke pasur idhull. Më vjen keq që nuk doja ta shihja ashtu.
Dëgjova në një moment që Heidi po linte shtëpi. Tani po dëgjoja që kishte takim në portën e kuqe. Dua të di çfarë do bëhet me mua”, tha Egla.