Home ShowBizzi Heidi nuk përmbahet! Kapet ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Meritonit gjatë debatit mes...

Heidi nuk përmbahet! Kapet ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Meritonit gjatë debatit mes tyre: Hiqmu sepse nuk të…

128

Edhe dita e sotme siç duket i është dedikuar debateve mes banorëve të shtëpisë së “BBV3”.

te fundit, big brother vip albania, bbv, heidi, meriton mjekiqi

Siç e dimë tanimë, Heidi dhe Meritoni nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe herë pas here janë parë të përfshihen në debate të ashpra së bashku.

Edhe në pasditen e sotme dyshja ka patur një përplasje teksa qëndronin në living me një pjesë të mirë të banorëve.

Heidi duket tepër e revoltuar e cila është ngritur në këmbë dhe bërtet kundrejt Meritonit duke i kërkuar këtij të fundit të mos merret më me të.

Heidi: Unë do reagoj kur të dua o Meriton se më çave veshët s’do të pyes ty kur të reagoj! Sepse më çave veshët shumë të kam toleruar.

Këtu Meritoni ka nisur të “përqeshë” banoren:

Meritoni: Pse del prej vetes? Wow, po ti je e qetë more…

Heidi: Hiqmu sepse nuk të durojë dot më! Hiqu se po më acaron nervat. Ke filluar prapë duke përndjekur njerëz ë? Po më acaron! Mjaft zhurma! Rri me shoqërinë tate. Hiqu qafe nga gjërat e mia!