Home Të Fundit A do ta prezantojë Ledion Lico BBV vitin e ardhshëm? Moderatori HABIT...

A do ta prezantojë Ledion Lico BBV vitin e ardhshëm? Moderatori HABIT me deklaratën e tij

244

Teksa BBV, ndodhet në javët e fundit të transmetimit në edicionin e tretë të tij,

 

A do ta prezantojë Ledion Lico BBV vitin e ardhshëm? Moderatori HABIT me deklaratën e tij

në rrjet kanë nisur aludimet se kush do ta prezantojë sezonin e katërt.

 

Mbrëmjen e djeshme teksa po përfundonte vizita e tij në shtëpi bashkë me Orin dhe Arbrin,

 

Ledioni hodhi një tezë për moderimin e programit vitin e ardhshëm.

 

Ai tha se do të donte që të vinte si banor dhe dikush tjetër të ishte prezantues.

 

“Dua që vitin që vjen, ta prezantojë dikush dhe unë të futem si banor”, tha Ledioni duke shkaktuar të qeshura.

 

Marrja e drejtimit të BBV, u prit fillimisht me skepticizëm duke qenë se ndjekësit ishin mësuar me figurën e Arbana Osmanit në këtë format.

 

Por shumë shpejt duket se ai ka gjetur rrugën për në zemrat e publikut. Batutat e tij në program bëhen shumë shpejt virale duke kapërcyer edhe shpërndarjen që mund të kenë pasur secili nga konkurrentët këtë edicion.

Nga ana tjerër Arbana Osmani është përfolur se vitin e ardhshëm do të marrë drejtimin e Big Brother Vip Kosova, bashkë me Luiz Ejllin.

Ajo u pyet për këto lajme, por zgjodhi të mos komentojë duke shtuar akoma më shumë dyshimet.